Njohja e pensioneve me Greqinë, Rama: Kemi filluar punën, janë ngritur grupet! Pas Italisë, do jetë guri i fundit i mozaikut

Nov 14, 2025 | 18:45

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me socialistët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal edhe te pensionet dhe te njohja reciproke me Greqinë, pas shumë shqiptarëve nuk iu njihet pensioni në shtetin helen.

rama edi

Rama tha se janë ngritur grupet e punës për arritjen e kësaj, megjithëse do jetë pak më e vështirë se me Italinë.

Edi Rama: Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime. Se në vitet e para mund të kesh punuar në të zezë të mund të njihen, siç njihen në Greqi. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut, njohjen e pensioneve me Italinë e bëmë, që ishte më e forta nga ato që kishim bërë më parë.

Kjo me Greqinë është e forta fare, për shkak edhe se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe se numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë. Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë.

© Panorama.al

Te lidhura