“Njerëzit na thanë bravo”- Trazira në seancën plenare, Këlliçi: Kushtetuta na jep të drejta, PS na i mohon! Kërkuam interpelancë me Ballukun, u rrëzua, nuk kemi më hapësirë

Dec 18, 2025 | 21:28

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa komentoi edhe trazirat në seancën e sotme plenarë gjatë momentit të betimit të Avokatit të Popullit. Këlliçi u shpreh se seanca e sotme duhej të ishte model edhe për seancat e mëparshme.

kellicci

Më tej, theksoi se Kushtetuta i jep të drejtë opozitës për interpelanca si ajo me Belinda Ballukun, por mazhoranca i mohon ato.

Belind Këlliçi: E vetmja seancë si duhet të zhvillohen seancat këto muaj. Për shumë njerëz që janë habitur me qëndrimin e sotëm. Nuk kam marrë ndonjë koment negativ përveçse thonë “bravo”. Kemi 3 muaj që tentojmë të zbatojmë kushtetutën ligjin dhe rregulloren. Kërkojmë mocion për debat për qytetarët na rrëzohet. Na e jep rregullorja. Kërkojmë në interpelancë ministren e brendshme për vrasjen në Rinas dhe gjyqtarit në gjykatë. Kërkojmë për Ballukun rrëzohet.

Na jep kushtetuta të drejtë për komisioni hetimore, nuk na jep, për McGonigal që është varri juridik i Ramës, nuk na miratohet. Kërkojmë të flasim për hallet e qytetarëve nuk na jepet. Për çfarë shkojmë ne në seancë. Nuk na lihet hapësirë për të folur për problemet e qytetarëve. Nuk po kemi mundësi të flasim për procedurë. I bie të kthehemi në kukulla. Nuk kthehemi në kukulla.

Nuk është çështje skenari por çështje reagimi që kemi kohë që e diskutojmë prej javësh në grupi ne PD. nuk mund të shkojmë për tu trajtuar si numra. I uroj sukses Taulant Ballës, meqë kishte hallin e opozitës, mund ta ketë të shkurtët me Sky Encro Chat. Kjo çështje nuk mund të vijojë më. Mua qytetarët më kanë votuar për të qenë aty zëri i tyre. Nuk jam deputeti i Taulant Ballës, jam votëbesuar nga qytetarët e Tiranës për të bërë opozitë me Edi Ramën. Sa herë kam tentuar të jem logjik, i moderuar, jemi fyer na është mohuar fjala. Kjo pjesë ka marrë fund.

© Panorama.al

Te lidhura