Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, forca 6,2 ballë, nuk ka alarm për tsunami

Oct 26, 2025 | 18:39

Një tërmet i fuqishëm ka goditur përsëri në brigjet e Paqësorit.

indonezi termet

Lëkundjet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter ndodhën orët e vona të mbrëmjes së sotme në Indonezi.

Tërmeti sipas ekspertëve konsiderohet i fuqishëm, por për momentin nuk raportohet për dëme dhe alarm për tsunami.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 56 kilometra në perëndim të Pante Makassar dhe 117 kilometra në veri të Kupang, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 78 kilometra.

© Panorama.al

Te lidhura