Një satelit gjerman pritet të hyjë në atmosferën e Tokës

Oct 20, 2011 | 17:28

Qendra gjermane e hapësirës thotë se pret që një nga satelitët e saj të rihyjë në atmosferën e Tokës gjatë ditëve të ardhshme, por nuk është e sigurtë për vendin se ku mund të bien pjesët e satelitit.

Shkencëtarët gjermanë thanë sot se sateliti i quajtur ROSAT ka madhësinë e një makine. Sateliti, që mund të jetë duke lëvizur me një shpejtësi prej 28 mijë kilometrash në orë, pritet të digjet pjesërisht nga kontakti me atmosferën e tokës, por pjesë të tij pritet të bien në tokë ndoshta të shtunën ose të djelën.

Parashikimet e fundit thonë se disa pjesë të satelitit me një peshë prej 1.7 tonësh mund të godasin sipërfaqen e Tokës. Qendra gjermane e hapësirës thotë se nuk mund të komunikojë më me satelitin, i cili u dërgua në hapësirë në vitin 1990.(voa)

© Panorama.al

Te lidhura