“Një raport që ka përfunduar”- Meriton Mjekiqi e injoroi, Ilnisa Agolli rrëfen detaje nga ndarja e tyre! Tregon a është penduar për romancën me moderatorin

Oct 29, 2025 | 13:01

Historia e dashurisë mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit dukej se do të zgjaste shumë, pasi pavarësisht kundërishtive dhe diferencës në moshë, vendosën të qëndronin krah njëri-tjetrit.meritoni ilnisa1

Por vetëm pak javë pas daljes nga BBV, dyshja zgjodhën të ndanin rrugët mes tyre duke i dhënë fund marrëdhënies, ndërsa ish-çifti vendosën të mos komentonin.

I ftuar në “Goca dhe Gra”, Meriton Mjekiqi u pyet lidhur me romancën e tij me Ilnisën, por ky i fundit e injoroi duke vendosur të mos përgjigjej.

Pas reagimit të moderatorit, për herë të parë gazetarja vendosi të fliste për ndarjen duke u shprehur se marrëdhënia ka përfunduar 1 vit më parë.

Megjithatë u shpreh se nuk është penduar për romancën me Meriton Mjekiqin.

“Është një raport që ka përfunduar para 1 viti, rrotullohet brenda një vorbulle brenda një gote uji, nuk bëhem pjesë e kësaj.

Historia ka përfunduar dhe s’ka nevojë për koment. Dashuria zgjat ose përgjithmonë, ose në fundjavë. Kjo e imja nuk kapi as të shtunën, kështu që të dielën bëra plane të tjera.

Nuk shquhem si njeri që pendohem”, u shpreh gazetarja.

LEXONI EDHE: “S’më lë të shoh djalin, shfrytëzon faktin që është autik”- Nga përplasja në gjyq me ish-partneren, tek ndarja me Ilnisën, Meriton Mjekiqi zbulon a është në një romancë

 

© Panorama.al

Te lidhura