Moderatori dhe ish-banori i Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi ka rrëfyer për jetën e tij private, nga përplasja në gjyq me ish-partneren e tij, Egesta për djalin, tek ndarja me Ilnisa Agollin.

Meriton Mjekiqi është shprehur se aktualisht është single, ndërsa i pyetur nëse mban kontakt me gazetaren, me të cilën nisi romancë në BBV refuzoi të fliste duke lënë të nënkuptohet se s’kanë ruajtur me njëri-tjetrin as marrëdhënie shoqërore.
“Jam rehat single, nuk jam në një lidhje”, tha moderatori, ndërsa pyetjes
“Me Ilnisën mban kontakte?”, iu përgjigj: “Është diçka e kaluar”.
Ish-banori i BBV foli edhe për marrëdhënien me mamanë e djalit të tij, i cili është me spektrin e autizmit, duke u shprehur se ajo nuk e lejon të shohë të birin.
Gjithashtu theksoi se Egesta ka ndryshuar numrin e telefonit, duke shtuar se po shfrytëzon gjendjen e djalit të tyre për ta lënduar.
Meriton Mjekiqi: Djali po rritet çdo ditë, problemet e mia me nënën e tij vazhdojnë. Për momentin ka humbur çdo kontakt, nuk kam asnjë numër të saj, apo ndonjë vend ku mund ta telefonoj për te ditur si e kam djali. Ai tashmë ka mbushur 7 vjeç, më mungon dhe deri në fund do të kërkon të drejtën për ta parë e për të qenë afër tij, duke llogaritur edhe situatën ku është. Gjyqet vazhdojnë, nuk është normale të mos shoh djalin 2, 6 vite, më ka lodhur fakti që është duke ma mbajtur djalin larg.
Edhe nëse do të isha partneri më i keq për të, fakti që jemi ndarë do të thotë që nuk kemi shkuar mirë bashkë, ti ke zgjedhur rrugën tënde, unë timen, por të drejtën për djalin nuk mund të ma mohosh.
Nëse e sheh intervistën, duhet të kuptojë që e ka tepruar mjaftueshëm. Ajo po shfrytëzon situatën që kemi, forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë se sa fëmijët e tjerë. Duke shfrytëzuar këtë situatë luan bukur, duke më lënduar mua, sepse aty gjen forcën, por ka një limit. Unë i kam lënë diferencat, dua të zgjedh çdo formë për të parë djalin.
S’e kam takuar djalin, e ka ndërruar numrin. I jam falenderues për çdo gjë, është nënë e shkëlqyer, por në raport Loar-Meriton ka ardhur në limitin e fundit.
© Panorama.al











