
Ai është i ri, vetëm 22 vjeç, quhet Elgit Doda dhe ka hyrë në muzikë si furtunë me krijimtarinë e tij. Vazhdon shkollën për muzikë, këndon edhe vetë, ka bërë disa këngë të suksesshme, por shpërthimin e madh duket se do ta ketë kësaj here te “Kënga Magjike”, ku ka sjellë me të vërtetë këngë shumë të bukura. Mjafton të themi se kënga e Adelina Tahirit, e Ronela Hajatit dhe Visarit, janë të Elgitit, për të kuptuar më mirë se për çfarë po flasim. Për momentin këto janë dy këngët më të klikuara në Youtube, nga ato pjesëmarrëset deri tani te “Kënga Magjike” dhe priten ende të tjera. Sipas informacioneve tona, do të jetë Seldi i cili do të vijë gjithashtu në këtë konkurrim me një këngë house super ritmike, të kompozuar gjithashtu nga Elgiti. Me siguri që kompozitorët e tjerë pjesëmarrës do ta kenë ndier furtunën me emrin Elgit, sepse kësaj radhe, me sa shohim, sukesi do të jetë i tij, qoftë me balada apo dhe muzikë ritmike.











