Ka nisur të premten pasdite reality show “Vip Shpija 2” në RTK dhe në paketën Tring, ndërkohë që mes banorëve të njohur është prezantuar si lojtare dhe Bertina Mehmeti, ish-banore e “Big Brother 3”. Vajza nga Delvina, ishte kështu emri surprizë i spektaklit të ndjekur në Kosovë, pasi nuk ishte përfolur mes emrave të tjerë që u publikuan në media kohë më parë. Kjo për faktin se Bertina kishte vendosur ta mbante sekret ofertën e producentëve që vendosën ta përfshijnë edhe Bertinën në lojë, e cila ka marrë dhe ok-in nga i dashuri i saj, Erion Zeqiraj. Ky është edicioni i dytë i reality show “VIP Shpija”. Në mesin e konkurrentëve nga Shqipëria të publikuar më parë nga producentët e reality-show të ‘K-Studio’ janë dhe fituesi i BB2 Qetsor Ferunaj dhe këngëtaret; Rovena Stefa, Mariza Ikonomi, Zajmina Vasjari, Rovena Stefa, Ingrid Gjoni, si dhe Haxhi Merxha, Xuxi, Ylli Dervishi, etj. Për të hyrë në “VIP Shpija 2” ishte planifikuar dhe këngëtarja e ndjerë Emmy, e cila u nda nga jeta një muaj më parë pas një aksidenti. Ndërkohë që VIP-at kanë paraqitur interes për të qenë pjesë e tij pasi ky reality show, më i madhi në Kosovë mori vëmendje shumë të madhe nga publiku dhe media vitin e kaluar. Në edicionin e parë të “VIP Shpia”, fitues ishin grupi i humorit ‘Stupcat’, dhe këngëtari nga Maqedonia, Bertan Asllani.











