Nis numërimi i votave pas mbylljes së procesit të primareve, Bardhi: Pjesëmarrja masive tregon entuziazmin për ndryshim! Bashkë, për të larguar qeverinë

Mar 1, 2025 | 21:39

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur numërimi i votave në qendrat e votimit pas mbylljes së procesit të Primareve.

bardhi primare pd (2)

Bardhi deklaron se procesi i zgjedhjeve për primaret në PD ishte demokratik, transparent dhe model për një forcë politike.

Ai shkruan se pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Të gjithë bashkë drejt 11 Majit, për të larguar qeverinë që ka shkatërruar Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

bardhi primare pd (1)

Postimi i plotë

Nisim fazën e dytë atë të numërimit të vullnetit demokratëve, pas mbylljes së një procesi votimi demokratik, transparent dhe model për një forcë politike.

Pjesëmarrja masive tregon entuziazmin e demokratëve për të sjellë ndryshimin. Faleminderit me zemër për secilin anëtar të PD që u bë pjesë e këtij procesi.

Të gjithë bashkë drejt 11 Majit, për të larguar qeverinë që ka shkatërruar Shqipërinë!

© Panorama.al

Te lidhura