Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live! Pamje të ish presidentit nga kafazi i qelqtë

Jun 5, 2026 | 11:28

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ish deputete e PL-së.

ilir meta nga gjkko

Kreu i Partisë së Lirisë kërkoi që seanca të transmetohet live, por gjykatësi e rrëzoi kërkesën. Panorama sjell edhe pamje të ish Presidentit teksa ndodhet brenda kafazit të qelqtë në sallë.

Gjyqtari Erion Bani tha se mediat do të lejohet të filmojnë vetëm kur të merret vendimi. Ai tha se proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në show mediatik dhe për rrjedhojë nuk do të lejohen kamerat.

Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar.

Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi.”, tha Bani.

meta ne gjyq

Kujtojmë që Meta po gjykohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Me të njëjtat akuza përballet edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

meta gjkko

© Panorama.al

Te lidhura