Florentino Perez lëshon “bombën”: Murinjo vjen me Dumfris dhe Konate, të martën ofroj 150 milionë për një lojtar në nivelin e Kristiano Ronaldos

Jun 5, 2026 | 11:12

Florentino Perez ka ndezur edhe më shumë fushatën elektorale për presidencën e Real Madrid, duke zbuluar disa nga planet e tij për klubin.

fiorentino perez

Ai bëri të qartë se sapo të fitojë zgjedhjet, do të prezantohen afrimet e reja në klub duke filluar nga trajneri Murinjo.

Por ndërkohë, po bënte gati një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për një futbollist të cilin ai e vlerësoi në nivelin e Kristiano Ronaldos.

“Mund të flas për tre blerje të sigurta: Murinjo, Konate dhe Dumfris. Të martën do të bëj një ofertë të rëndësishme, për një ekip të madh që luan në Ligën e Kampioneve, për një futbollist të madh. Do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, të paktën 150 milionë euro.

Nuk është Doku, nuk është Haland, nuk është Kejn. Është një sulmues dhe nuk luan në Premier Ligë. Por më përpara do të flasim me klubin e tij, nuk do të bëjmë siç bëri ai zotëria…

Do të bëjmë të martën propozimin. Nuk bëhet fjalë për Olize. Ai është një lojtar ofensiv, që vepron nga mesfusha e më përpara.

Një lojtar i nivelit të Kristiano Ronaldos”, tha Perez, duke ndezur fantazinë e tifozëve që kanë mbushur rrjetet sociale me komente rreth emrit që mund t’i bashkohet ekipit. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura