Ngjela: Ambasadorët të rrinë në shtëpi, po përbuzen nga shqiptarët

Mar 20, 2011 | 13:01

Opozita do të zhvillojë një fushatë zgjedhore me demonstrata. Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, tha dje se opozita do demonstrojë që në nisje të fushatës për zgjedhje të par zgjedhjeve të parakohshme. “Duke filluar nga dita e parë e fushatës elektorale dhe deri në rrëzimin e kësaj qeverie e vendosjen e zgjedhjeve të parakohshme politike, ne do të bëjmë një demonstrim të madh force popullore në sens demokratik, për t’u dhënë të kuptuar të gjithëve se demokracia do të fitojë në Shqipëri dhe nuk mund të vijohet më me një tirani bastarde si kjo që kemi sot”, u shpreh Ngjela gjatë një konference për shtyp nga zyrat e koalicionit opozitar. Përfaqësuesi i opozitës ishte i ashpër dhe me ambasadorët kryesorë në Tiranë, të cilëve u kërkoi që të mos bëjnë deklarata politike. “U sugjeroj ambasadorëve që kanë dalë pa përgjegjësi në Shqipëri, se po marrin përbuzjen e shqiptarëve. Kurrë të mos u shkojë mendja se shqiptarët janë popull i rangut të dytë janë shoqëri me 2300 vjet qytetërim dhe demokracinë e kanë pronë të tyre e nuk ia lëshojnë askujt. Nëse nuk duan të fitojnë përbuzjen e shqiptarëve, le të futen në shtëpitë e tyre, ashtu siç bëjnë në të gjitha vendet e tjera të botës. Shqiptarët votojnë për demok-racinë me vullnetin e tyre dhe është mendjelehtësi të mendojnë se do t’i bindin ata për të kundërtën, aq më tepër ndaj një bande tiranike keqbërësish”, u shpreh Ngjela. Ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, dhe ai i OSBE-së, Wolfarth, i kanë bërë apel opozitës të marrë pjesë në zgjedhje dhe të regjistrojë komisionerët për në KZAZ.

© Panorama.al

Te lidhura