Neymar “kapet mat” në një jaht me një modele

Nov 12, 2011 | 14:41

Braziliani i Santosit, Neymar, është një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet më në zë të Europës, vecanërisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mirëpo, vetë ylli i futbollit duket se nuk zhbilancohet nga ky interesim i madh karshi tij, përkundrazi, gjen kohën e duhur për t’u argëtuar me miqtë e vet në det. Fotot shoqëruese të këtij shkrimi janë bërë një ditë përpara se Neymar të rinovonte me Santosin, cka tregon se kjo zgjedhje i ka shkuar për shtat lojtarit në fjalë. Sulmuesi është “kapur mat” nga paparacët në bordin e një jahti, në brigjet e Sao Paulos, bashkë me shoqërinë e tij, por edhe vetëm me një vajzë. Në foto duket lojtari dhe modelja Abranches Carol, 25 vjece, me të cilën, me sa duket, ka një marrëdhënie “feeling”-u. Abranches është njohur me Neymar nëpërmjet miqve të përbashkët. Modelja e përcakton Neymar si një person që i pëlqen të “luajë dhe të vallëzojë”.

Ajo shpjegon se si ishte “palë në det ” me Neymar, se si përfundoi në këtë jaht me sulmuesin e njohur. “Neymar ka shumë kualitete, jo vetëm si futbollist. Ai është një djalosh magjepsës, miqësor me të gjithë, i përulur me femrat dhe bën shumë shaka. Kjo bën që çdo grua të bjerë me të në dashuri,” – saktësoi modelja Abranches Carol.

© Panorama.al

Te lidhura