“Nesër te Parlamenti!” – Dita e 57-të e revoltës, qytetarët mbushën sërish sheshin dhe iu përgjigjën Ramës: Të japim besën, nuk ikim pa të të larguar!

Jul 26, 2026 | 22:16

Qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë në ditën e 57-të të revoltës së tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ata iu përgjigjen kryeministrit edhe për dokumentin e tij që nxori, të titulluar “Besa”.

Ndërsa artikuluan problemet me të cilat përballen, qytetarët ritheksuan se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre e panegociuesshme: dorëheqja e Ramës. Po ashtu, ata ritheksuan edhe kërkesën për largimin e kryedemokratit Sali Berisha, duke i akuzuar se veprojnë me njëri-tjetrin kundër shqiptarëve.

Qytetarët, po ashtu, i dhanë sërish një përgjigje kryeministrit se nuk ka lidhje bese me të, duke e cilësuar si të pabesë. Ata deklaruan se ia dhanë njëherë besën 13 vite më parë ndërsa tanimë e kanë shpallur “non grata”.

LEXO EDHE: More pastruesen në Greqi, e bëre zv.kryeministre që u kap me vjedhje dhe s’e fute në burg?”- Protestuesi: Do ta japim besën që s’do ikim nga sheshi deri së largojmë ty

“Ne do të të japim besën se nuk kemi me ik prej sheshi derisa të të largojmë ty.“, tha një protestues përpara qytetarëve të mbledhur te Kryeministria.

Një tjetër i dha përgjigje kryeministrit edhe për sulmet ndaj protestuesve, duke i thënë se sorrat dhe korbat ndodhen në parlament.

LEXO EDHE: “Rama dhe Berisha të japin dorëheqjen” – Protestuesi: Kanë vjedhur dhe grabitur vendin! Kryeministri sorrat dhe korbat i ka në parlament, qytetarët e kanë shpallur non grata

 

“Thonë ikën flamengot dhe tani erdhën sorrat e korbat. Harron se sorrat e korbat i ka në parlament. Ata që vjedhin shqiptarët dhe nuk bëjnë transparencë.”, tha ai.

Nuk munguan as thirrjet për SPAK që të veprojë me arrestimin e kryeministrit si dhe të ish vartëses së tij, Belinda Balluku.

Një mesazh pati edhe për faktorin ndërkombëtar, duke thënë se heshtja e tyre konsiderohet bashkëfajësi. Protestuesi që artikuloi mesazhin për aleatët deklaroi se partneriteti i vërtetë ndodhet në shesh.

LEXO EDHE: Qytetari mesazh ndërkombëtarëve: Jeni bashkëfajtorë nëse heshtni, partneritetin e keni në shesh!

 

“Zotërinj diplomatë, nëse heshtni jeni bashkëfajtorë. Nëse na konsideroni partnerë, partnerin e vetëm e keni në shesh jo në zyra.”, tha ai.

Protestuesit, sikurse ditët e tjera, edhe sot  “folën” gjithashtu përmes pankartave.

WhatsApp Image 2026-07-26 at 19.30.01

WhatsApp Image 2026-07-26 at 19.30.00

WhatsApp Image 2026-07-26 at 19.30.01

© Panorama.al

Te lidhura