Pas fjalimeve që mbajtën përpara Kryeministrisë, qytetarët, ashtu sikurse e kanë bërë “traditë”, nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Qytetarët bëjnë thirrje në kor që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, por po ashtu kërkojnë edhe largimin e kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” janë thirrjet që përsërisin ata ndërsa marshojnë nëpër kryeqytet.
© Panorama.al











