“Zvërneci po digjet” – Aktivisti Ilir Xhemalaj: Mbushin xhepat e tyre me miliardat e naftës! Përfitimet nga ekonomia duhet të shkojnë për qytetarët, jo për një grusht njerëzish

Jul 26, 2026 | 20:57

Aktivisti Ilir Xhemalaj theksoi se Zvërneci, pasuria e qytetarëve shqiptarë po digjet, duke iu referuar vatrës së zjarrit që ka rënë në atë zonë.

Nga protesta para Kryeministrisë, ai deklaroi se nafta shqiptare largohet e gjitha nga vendi dhe se miliardat nga shitja e saj shkojnë vetëm për pushtetarët dhe familjarë të tyre. Ai deklaroi gjithashtu se përfitimet nga ekonomia shqiptare duhet të shkojnë për vetëm për qytetarët.

“Sot Zvërneci po digjet, pasuria e shqiptarëve po digjet. Sot nafta shqiptare largohet nga Shqipëria. Miliarda e naftës shqiptare nuk vijën te ne, fëmijët, baballarët e nënat tona, për arsim apo për shëndetësinë, por për të mbushur xhepat e tyre. Çdo familjar i tyre është i punësuar te nafta dhe e ka rrogën miliona euro.

Këta na vjedhin përditë! Po ne ku jemi, çfarë jemi ne. Skllevër në tokën tonë? Jo, ne jemi zotër. Ne duhet të kemi të gjitha përfitimet që vijnë nga ekonomia, jo vetëm një grusht njerëzish.”, tha ai.

Një mesazh përcolli edhe për deputetin e PS-së, Ardit Bido, teksa i tha se heshti përballë deklaratës skandaloze të ministres serbe për Kosovën.

Dy fjalë për një deputet që e kam simpatizuar dikur se më dukej patriot,. Si more Ardit Bido nuk the dy fjalë për ministren serbe. Ku je? Pse nuk flet. Kush ta ka mbyllur zërin.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura