“Rama do të rrëzohet nga Revolucioni Flamingo” – Aktivisti: Jemi kthyer në makthin e tij! Lidhi besë me oligarkët e krimin e organizuar, jo me qytetarët

Jul 26, 2026 | 20:16

Një nga aktivistët, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe jo me qytetarët ashtu siç pritej 13 vite më parë.

Ai u shpreh se protesta e tyre, e cilësuar si Revolucioni i Flamingove, do ta rrëzojë Edi Ramën.

“Për 57 ditë jemi kthyer në makthin e Edi Ramës. Priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij.

57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryemimistër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë. Ai lidhi besën me oligarkët dhe krimin e organizuar ndaj ne i kërkojmë dorëheqjen”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura