Aktivisti Arben Kola iu bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen ditën e nesërme në orën 08:30 përpara Parlamentit teksa mbahet seanca e fundit.
Sipas tij, deputetët e korruptuar kanë lënë disa prej pazareve mes tyre për t’i vizituar nesër, ndaj duhet të mblidhen të gjithë tek godina.
“Nesër ftojmë çdo shqiptar në orën 8 te sheshi, pasi siç duket herën e kaluar politikanët dhe deputetët e korruptuar nuk i mbaruan pazaret dhe kanë lënë disa prej tyre me i votuar nesër. Qytetarët të bashkohen nesër në orën 8 se në 8:30 do të marshojmë.”, theksoi ai.
Duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, ai theksoi se nuk ka lidhje bese me një të pabesë.
“Ajo çfarë kërkon dhe propozuar ai është thjesht një shpërqendrim vëmendje. Më shumë iu zë qenërve besë sesa një politikani si kryeministri. I vetmi qen që nuk ka besë si Edi Rama është pitbulli kështu që le ta lidhë me të se me shqiptarët ka mbaruar punë. Shqiptarët në 13 vite i vodhi, i talli dhe tani po shet Shqipërinë. Kështu që nuk ka besë për njerëzit e pabesë. Ne do të vazhdojmë deri në realizimin e 5 kërkesave. Nuk ka kthim pas”, tha ai.
© Panorama.al











