Izolohet vatra e zjarrit në Zvërnec, era e fortë vështirësoi ndërhyrjen e forcave në terren

Jul 26, 2026 | 18:38

Vatra e zjarrit që ra në zonën e Zvërnecit është izoluar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa po punojnë për fikjen e plotë të saj.

zjarrii

Ndërhyrja e zjarrfikësve u vështirësua nga era e fortë, e cila favorizoi përhapjen e flakëve. Megjithatë, falë angazhimit të disa shërbimeve dhe forcave të shumta në terren, zjarri tashmë është vënë nën kontroll.

Aktualisht, ekipet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e plotë të vatrës

© Panorama.al

Te lidhura