Ambasadori i SHBA-së në OKB: Trump bëri një pushim nga sulmet ndaj Iranit për të lënë më shumë hapësirë ​​për diplomaci

Jul 26, 2026 | 17:30

Ambasadori i SHBA-së në selinë e Kombeve të Bashkuara, Mike Waltz deklaroi sot se Presidenti Donald Trump ka bërë një pushim nga sulmet ndaj Iranit në mënyrë që të lejojë më shumë hapësirë ​​për diplomaci.

mike waltz

“Ai po u jep pak hapësirë ​​bisedimeve, po u jep pak hapësirë”, tha diplomati amerikan për programin “Fox News Sunday”, pasi Pentagoni bëri një pushim pas 13 netësh sulmesh ajrore ndaj objektivave të Iranit.

I pyetur në lidhje me pauzën, një zyrtar i lartë në administratën Trump tha të shtunën se Trump e ka bërë gjithmonë të qartë se preferon si zgjidhje diplomacinë, por se me sulmet i ka treguar Teheranit se çfarë e pret nëse nuk ulet në tryezë.

“Presidenti gjithmonë ka qenë i qartë se preferenca e tij është diplomacia, por ai i ka treguar Iranit se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk arrijnë të ulen në tryezën e bisedimeve në një mënyrë serioze”, deklaroi zyrtari amerikan.

© Panorama.al

Te lidhura