Rumania rrëzon një tjetër dron që shkeli hapësirën ajrore, Bukureshti thërret ambasadorin rus

Jul 26, 2026 | 17:01

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Rumune rrëzoi një tjetër dron që shkeli hapësirën ajrore të vendit pa autorizim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit. Ky është incidenti i tretë i ngjashëm në ditët e fundit.

12

“Droni u rrëzua në një distancë prej 12 kilometrash në verilindje të Sulinës, në hapësirën ajrore kombëtare, mbi ujërat territoriale”, tha ministria e Mbrojtjes.

Pas incidentit, Bukureshti ka thirrur ambasadorin rus në ministrinë e Jashtme.

Forcat e armatosura rumune rrëzuan një dron për herë të parë të premten, rreth 114 kilometra larg Bukureshtit. Një dron i dytë u rrëzua dje pranë deltës së Danubit, në kufirin me Ukrainën, sipas autoriteteve rumune.

Presidenti Nikos Dan, duke cituar një gjetje paraprake të hetimit, deklaroi se droni i rrëzuar të premten ishte një model Shahed, “i përdorur nga Federata Ruse në luftën e saj agresive kundër Ukrainës”.

 

“Është e papranueshme që Federata Ruse vazhdon të shkelë hapësirën ajrore rumune, e cila është gjithashtu hapësirë ​​ajrore e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, deklaron ai në postimin e tij në X.

© Panorama.al

Te lidhura