Bie zjarr në zonën e Zvërnecit, tymi i dendur mbulon Vlorën! Shërbimet zjarrfikëse drejt vendngjarjes

Jul 26, 2026 | 16:17

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Zvërnecit, ndërsa “reja” e madhe e tymit është përhapur dhe është e dukshme edhe mbi qytetin e Vlorës.

zjarri ne vlore

Drejt zonës po shkojnë forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat pritet të ndërhyjnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e përfshirë.

© Panorama.al

Te lidhura