Ministria e Jashtme ruse shpreson që heqja e imunitetit për ish-kryeprokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) Karim Khan do të lehtësojë ekstradimin e tij në Rusi për t’u përballur me akuzat për përpjekje për të ndjekur penalisht individë “të pafajshëm”, duke iu referuar Vladimir Putinit.
“Sa i përket Karim Khan, ai nuk do të gëzojë më imunitetin e një zyrtari ndërkombëtar në shtetet anëtare që janë nënshkruese të Statutit të Romës. Shpresojmë që kjo do ta ndihmojë atë të ekstradohet në Rusi për t’u përgjigjur për përpjekjen për ndjekje penale të personave që dihej paraprakisht se ishin të pafajshëm, si dhe për përpjekjen për ndjekje penale të personave që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ppërPresidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Khan u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga Asambleja e Përgjithshme e 125 shteteve anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Asambleja votoi për shkarkimin e Khan pas akuzave për sulm seksual të ngritura nga një anëtare e ekipit të tij. Vetë Khan i ka mohuar kategorikisht akuzat.
© Panorama.al












