Nuk e diskutojnë aspak, te Trabzonspori mbeten të mahnitur me Ernest Muçin

Jul 26, 2026 | 17:48

Ernest Muçi është ylli që po tërheq vëmendjen gjatë fazës përgatitore të Trabzonsporit. “Taka Gazete” që është pranë klubit turk i kushton një artikull pikërisht Muçit.

Screenshot 2026-07-26 174051

Ritmi i lartë dhe performanca në Austri ku po zhvillohet faza përgatitore, kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e trajnerit Fatih Teke. Dhe pse do të ketë rivalitet në fazën ofensive, numri 10 nuk do e diskutojë vendin e tij nëse qëndron.

 Për Muçin kanë qarkulluar disa skuadra deri tani. Bëhet fjalë për kampionatet kryesore të Europës si Itali, Gjermani dhe Angli.

Sot ndërkohë u luajt miqësorja me Frankfurt, që u fitua me rezultatin 0-3 nga klubi gjerman. Muçi ishte pjesë e lojtarëve që u aktivizuan sapo filloi pjesa e dytë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura