Gjesti ka një thirrje për fansat: Nuk dua që askush të ndihet i ofenduar apo i parespektuar por…

Jul 26, 2026 | 18:47

Gjesti u është drejtuar fansave me një mesazh publik, duke u kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes.

gjesti

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit që tregojnë dashuri dhe dëshirë për ta takuar, por ka kërkuar mirëkuptim që të mos shkojnë pranë shtëpisë së tij.

Reperi shpjegon se shtëpia është i vetmi vend ku ai mund të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme larg angazhimeve publike. Ai thotë se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar, pasi e vlerëson shumë përkrahjen e fansave, por kërkon që takimet dhe fotot të bëhen në koncerte, evente apo ambiente publike.

“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua, dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua. Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem me pushu, me kalu kohë me familjen dhe me gjet pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi.

Nuk dua që askush me u ndje i refuzum ose i parespektum. Përkundrazi, ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem. Do të kemi plot raste me u taku në koncerte, evente dhe vende publike, ku me shumë qejf bëjmë foto dhe kalojmë kohë bashkë.

Faleminderit që më kuptoni dhe që e respektoni privatësinë time dhe të familjes sime. Kjo për mua do të thotë shumë.”, ka shkruar ai.

WhatsApp Image 2026-07-26 at 17.51.52

© Panorama.al

Te lidhura