Një qytetar ironizoi kryeministrin Edi Rama se “shet tangërllik” nëpër Evropë me atletet e tij të bardha.
Protestuesi tregoi për kamerën atletet e bardha, duke theksuar se i ka më të bukura se të kryeministrit për shkak se i ka blerë me para djerse, ndërsa ai i ka blerë ato me para të vjedhura të shqiptarëve.
“Kam dalë për dorëheqjen e kryeministrit sepse ka bërë shumë zullume. Nuk ka punuar për popullin, jo për popullin. Flasin për abuzime të mëdha, për rritjen e rrogave të deputetëve dhe te qeveritarëve dhe populli është i varfër. Abuzime kolosale. 30 mijë euro një shishe verë, kur fukarenjtë nuk kanë të hanë bukë.
Me lekët e Becchettit për tangërlliqet e veta i mbylli TV dhe pagoi 12 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Me taksat e shqiptarëve paguan patronazhistët. Të paguash 800 mijë patronazhistë me lekët e fukarenjve janë abuzime të mëdha. Duhet të japë dorëheqjen se s’bën, Nuk ka rrugë të tjetër.
Të mos shkojë nëpër Evropë dhe të shesë tangërlliqe me atlete të bardha. I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës. Këto janë të pastra, janë me rrogë dhe djersë. Atletet e tij janë me lekë të vjedhura. “, tha qytetari.
© Panorama.al












