“More pastruesen në Greqi, e bëre zv.kryeministre që u kap me vjedhje dhe s’e fute në burg?”- Protestuesi: Do ta japim besën që s’do ikim nga sheshi deri së largojmë ty

Jul 26, 2026 | 20:47

Një protestues i drejtoi disa pyetje kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit nxorri një dokument me titullin “Besa”, si reflektim ndaj protestës.

Ai theksoi se nuk mund t’ia japën besën një kryeministri që merr pastrues në Greqi, e bën zëvendës kryeministre dhe më pas kapet duke vjedhur, duke iu referuar Belinda Ballukut, e cila është nën akuzë zyrtarisht nga SPAK.

Më pas ai e ironizoi Ramën duke thënë se do t’ia japën besën vetëm për një gjë: do të qëndrojnë në shesh deri në largimin e tij.

“Si mund të ta japim besën zoti kryeministër kur ti merr pastrues në Greqi dhe i bën oligarkë, zv kryeministër që kapen në mes të ditës duke vjedhur dhe nuk i fut në burg. Si mund të të japim besën kur Erion Braçe na prek dhe na bën me qarë me fermerët dhe ditën e votimeve del edhe vjedh me kamera.

Kur biznesmenët rrëmbehen mes të ditësh me video dhe qeveria nuk merr asnjë masë, kur me 90% përqind të qeverisë në burg. Ne do të të japim besën se nuk kemi me ik prej sheshi derisa të të largojmë ty. “, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura