“Rama dhe Berisha të japin dorëheqjen” – Protestuesi: Kanë vjedhur dhe grabitur vendin! Kryeministri sorrat dhe korbat i ka në parlament, qytetarët e kanë shpallur non grata

Jul 26, 2026 | 21:19

Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për sulmet ndaj protestuesve, të cilët i ka etiketuar si “sorra e korba”.


Ai deklaroi se në të vërtetë sorrat dhe korbat janë në parlament, të cilët kanë vjedhur për vite me radhë qytetarët shqiptarë.

Po ashtu, qytetari kërkoi jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit por edhe të liderit të opozitës, Sali Berisha, duke i akuzuar se kanë vepruar me njëri-tjetrin kundër shqiptarëve,

“Kërkojmë dorëheqjen e Sali Berishës dhe të Edi Ramës. Këta të dy kanë ngritur këtë sistem 35 vjeçar të grabitjes së pronës, gllabërimit të pronës. Unë mendoja se Zegjine ishte analfabete, por kur dëgjova kryeministrin dhe nuk dinte ligjin e pronave thashë ‘bobo kush na qeveris, një analfabet, një injorant’. Thonë ikën flamengot dhe tani erdhën sorrat e korbat. Harron se sorrat e korbat i ka në parlament. Ata që vjedhin shqiptarët dhe nuk bëjnë transparencë.”, tha ai.

Më pas ai shtoi se qytetarët nuk e duan më kryeministrin dhe se është shpallur “non grata” nga qytetarët bashkë me Berishën.

“Kërkojmë që qeveria të largohet sepse nuk e duan shqiptarët. Kur nuk të duan, je i shpallur non grata. Ti dhe Saliu.”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura