Aktivistja Arvina Lleshi, teksa mori fjalën në protestë, renditi disa nga arsyet përse qytetarët shprehen të vendosur në revoltën e tyre kundër qeverisë.
Ajo përmendi mungesën e ujit, largimin e mijëra shqiptarëve nga vendi, varfërinë që prek shumë njerëz, si dhe shumë arsye të tjera.
“Rendisim 10 arsyet për të protestuar. Protestojmë për ujin 24 orë, për klasat kolektike në zonat rurale se ju e keni shpopulluar fshatin. Na keni larguar me mijëra shqiptarë. Gjysma e Shqipërisë jeton në varfëri. Për koston e rrugës Thumanë-Kashar.
Fëmijët nuk kanë parqe për të kaluar kohën e lirë. Për gratë që humbin jetën çdo ditë për shkak të dhunës në familje. Për dhunën policore ndaj qytetarëve. Për të gjitha ata që nuk mund të jenë këtu. Për një jetë më të mirë për të gjithë.”, tha ajo.
© Panorama.al











