“Aereporti i Kukësit s’ka funksionuar më shumë se 6 muaj” – Aktivisti Edison Lika: Tani është i mbushur me panele diellore! Premtimi për veriorët mori fund shumë shpejt

Jul 26, 2026 | 21:30

Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta se qeveria dështoi ta mbante premtimin për veriorët pasi Aeroporti i Kukësit nuk funksionon më.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Aeroporti, që u trumbetua shumë nga qeveria, nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj dhe se tani ka vetëm panele diellore.

Sipas tij, premtimi i kryeministrit ndaj veriorëve mori fund shumë shpejt.

“Aeroporti i Kukësit nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj. Sot është i mbushur me panele diellore. Asnjë avion as nuk ulet dhe as nuk ngrihet. Hapja bombastike ku i jepej besa kuksianëve dhe gjithë veriorëve se nuk do të kishin nevojë të përdornin as Rinasin pasi premtimet e tyre do të përdornin Kukësin duket se mori fund shumë shpejt.

Kukësi si shumë qytete të tjera ka ngelur me shtëpi bosh dhe me një aeroport i zëvendësuar me panele diellore. Ky ka qenë plani dhe projekti 13 vjeçar i Ramës për qytetet shqiptare. Si Kukësin do të bëjë edhe Vlorën. Kur është premtuar se do të hapet. Në 2024? 2025? 2026? Pse nuk hapet? “, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura