Qytetarët, pas mbylljes së fjalimeve përpara Kryeministrisë, kanë lënë edhe një mesazh, ndërsa ditën e nesërme do të zhvendosen te Parlamenti.
Ata kanë shkruar në Bulevard datën “27 Korrik” , ndërsa anash kanë pikturuar edhe një vezë, “armën” e tyre kundër deputetëve.
Ditën e nesërme ata do të mblidhen që në orën 08:30, ndërsa Parlamenti pritet që të mbajë seancën e fundit plenare.
Qytetarët shprehen se ligjvënësit aty nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.
© Panorama.al















