Agron Shehaj: Synojmë 10% të votave në gjithë Shqipërinë! Në Tiranë marrim 3-4 mandate

Apr 19, 2025 | 14:33

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte sot në News 24 ku foli për ecurinë e fushatës drejt zgjedhjeve të 11 majit.

Agron Shehaj

Shehaj u shpreh optimist teksa tha se forca që drejton synon 10% të votave në mbarë Shqipërinë, rreth 3-4 mandate në Tiranë.

Ndërsa për Vlorën, thekson se Mundësia do dalë forcë e dytë pas Partisë Socialiste.

Agron Shehaj: Synojmë deputetë në të gjitha qarqet. Në Vlorë nuk do ishte çudi nëse do dilnim parti e dytë. Një nga ndryshimet më domethënëse mund të vijë nga Vlora, nëse punojmë me këmbngulje të jemi forcë e dytë pas PS. Sistemi zgjedhor, e rëndësishme të dimë si janë sondazhet.

Po të shohim sondazhet në Tiranë dhe në qarqet ku monitorojmë. Synojmë 10% të votave në gjithë Shqipërinë. Oreksi shtohet, 10% është objektiv i arritshëm. Kjo përkthehet në 3-4 mandate në Tiranë, minimumi kurse në Vlorë situata shumë më mirë. Synojmë parti e dytë.

© Panorama.al

Te lidhura