Në Shkodër vazhdojnë reagimet kundër Topit

Oct 17, 2011 | 18:39

SHKODER- Në Shkodër, kanë vazhduar edhe sot reagimet kundër presidentit të Republikës Bamir Topi, pas përplasjes së tij me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli lidhur me të folurën.

Artistë të Teatrit “Migjeni”, të rinj të forumeve të Partisë Demokratike dhe anëtarë të shoqatës “2 prilli” kanë reaguar në forma të ndryshme. Aktorët e Teatrit “Migjeni” janë mbledhur bashkë, ndërsa kanë interpretuar vargje të poetëve të njohur të Shkodrës në gegnisht.

Shoqata “2 prilli” shpërndau një deklarët në të cilën thuhej se;

Si qytetarë të Shkodrës, si përfaqësues të shpirtit liridashës, tolerant e antikomunist të këtij qytetit, shprehim revoltën tonë të thellë për fyerjen e pafalshme dhe intoleranën e Kryetarit të Shtetit Topi, kundra Shkodrës e gjuhës tonë.Askush në historinë tonë kombë nuk e ka përdhosur kaq fort vetën, duke thënë se gjuha e Shkodrës nuk është shqip. As Enver Hoxha nuk e bënte me kaq banalitet. Ka vite që ju Zotni na fyeni ne si demokrat e antikomunist. Na ke fyer kur dekorove ato që denuan me pushkatim gjatë komunizmit, fëmijët tanë. Na ke lënduar kur nuk firmose ligjin e lustracionit. Na ke plagos shpirtin kur dekretove hetues e spiun të sigurimit në majë të drejtësisë. Na tradhëtove kur të pamë si votues me 8 Maj! Na vrave mbështetjen e votë që Shkodra të dha për tu ngjitë në maje të Presidencës. Por, ne jemi shpirt demokrat e nuk folëm. Është e drejta jote edhe me tradhëtue. Na ke lënë pa fjalë kur lexuam se paske pas frikë nga gurët imagjinarë për të dekretuar ligjin. Po çfarë burri je ti, mor Zotni?!

Sot, ke fyer shqiptarizmin.

Sot, ju Zotni nuk jeni më President i ynë.

Në emer të Shkodrës antikomuniste, të dijes e flamurit, në emer të tyre

“ burrave të  dheut  që për jetë e nderë t’Atdheut kanë ra n’luftë si Shqipe t’lehta

kanë shkri gja e shpija t’veta” Kërkoji falje Shkodrës, z.Topi e mos “ kargatis e bamun lodër, barku sot ju rri si kodër”

© Panorama.al

Te lidhura