Në dashuri me Meryl Streep

Jan 15, 2012 | 12:38

Sot ajo pret të fitojë çmimin e radhës “Golden Globe” për interpretimin e Margaret Thatcher. Një aktore e rrallë që di t’i interpretojë të gjitha rolet, që nga ata më të vegjlit tek më të mëdhenjtë, që e kanë çuar në 100 numrin e trofeve.

Me sa dimë, aktorët e Hollywood-it përgjithësisht i ekspozojnë trofetë mbi oxhak… E nëse është kështu, Meryl Streep duhet të ketë oxhakë edhe në tualet, edhe poshtë shkallëve apo në kopsht. Çmimet e saj e kanë kaluar tashmë numrin 100 dhe duket se nuk kanë ndër mend të ndalen. Me të hyrë të vitit, ajo zuri kopertinën e janarit të “Vogue America” dhe një kandidim për “Golden Globe”, që ndahen sot në mbrëmje në Los Angeles për interpretimin e rolit të Margaret Thatcher në filmin “Iron lady”. Një film që sipas kritikës ia vlen të shihet vetëm për shkak të prezencës së saj. Ndërsa kandidimi për çmimin “Oskar” duket thuajse i sigurt dhe do të ishte i 17-ti në listë.

Te filmi “The iron lady”, në rolin e Margaret Thatcher

Nëse në vitet ’90 aktorja u akuzua se mori pjesë në filma jo edhe aq brilantë, si “Before and After”, “The River Wild”, “Dancing at Lughnasa” dhe “The House of the Spirits”, në 10 vitet e fundit karriera e saj është edhe më e shkëlqyer se në fillim të viteve ’80, kur ka interpretuar disa personazhe të papërsëritshme. Por ka qenë edhe një dekadë e paparashikueshme, duke kaluar nga një rol në një tjetër tërësisht të ndryshëm, duke treguar kështu gjithë aftësitë e saj si artiste.
Duhet thënë se Meryl Streep është një artiste e kompletuar. Megjithëse kujtohet më së shumti për disa role dramatike, si “Doubt” apo  “Kramer vs. Kramer”, Streep di të këndojë e të vallëzojë (“Mamma Mia”, “A Praire Home Companion”), por di të bëjë edhe të qeshësh.
Alternon filmat për të rritur me ata për fëmijë, ka luajtur në filma me

Në filmin “Afrika ime”

metrazh të shkurtër, madje është marrë edhe me dublime, për të mos folur për dublime. Një nga filmat që shpreh më së shumti kameleonin brenda saj, është “Angels in America”, ku Meryl Streep interpreton katër personazhe të ndryshme, mes të cilëve dhe një rabin.
“Një grua e shkëlqyer, me një qasje inteligjente me modën dhe karakteristika më e admirueshme e saj është se gjithçka bën një gjigant i përmasave të saj, duhet të bëjë pa shumë bujë”, shkruan për të “Vogue Italia”. Duket se ajo ka arritur nirvanën e brendshme, por nuk ecën 3 metra mbi tokë, por përkundrazi, vazhdon të rrezikojë dhe të dëshirojë të jetë e përfshirë me humanizmin që vetëm ajo di ta transmetojë aq mirë. Një shembull jo vetëm për artistët, por për të gjithë…

© Panorama.al

Te lidhura