Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se nëse Shqipëria do të vazhdojë ecurinë me këto hapa brenda 2027 do të mbyllen negociatat për të shkuar drejt anëtarësimit në 2030.
Në konferencën e përbashkët me komisioneren Marta Kos dhe ministrin e Jashtme të Danimarkës, Rama tha se sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie.
Rama tregoi edhe mesimet qe ka marre nga Brukseli: “Kurrë mos merr gjë të mirëqenë në Bruksel, kur të buzëqeshin shijojë, por mos e merr të mirëqenie, mund tju zhduket nga fytyra sa hap e mbyll sytë”
Rama: Jam absolutisht i frymëzuar nga të gjithë këto muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i ribashkimit të Evropës po merr. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur në dorë me të njëjtën intensitet, disiplinë dhe punë të madhe për të dhënë rezultate dhe për të siguruar që ky sukses që po ndërtojmë bashkë me partnerët tanë në Bruksel dhe shtetet anëtarë të mos ndalet.
Ç’te thuash më shumë, sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë parti politike apo një pikëpamje politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE dhe anëtarësimin në BE më shumë sesa 90% e qytetarëve shqiptarë. Jam i sigurt se ata që janë shumë pak në këtë përqindje thjesht nuk do ketë qenë ditë e mirë në momentin që është bërë sondazhi. Dua të shtoj se qoftë ajo mënyra e fortë dhe ajo e butë me të cilën jemi përballur na mësuan një gjë të rëndësishme, kurrë mos merr gjë të mirëqenë në Bruksel, kur të buzëqeshin shijojë, por mos e merr të mirëqenie, mund t’ju zhduket nga fytyra sa hap e mbyll sytë. Vazhdo puno fort dhe përgjigje me rezultate. Këto dy gjëra janë ato gjëra që këta njerëz vlerësojnë më shumë.
© Panorama.al











