TIRANE- Tre persona jane ndaluar nga policia e Tiranës, me akuzen e ndryshimit te dates se skadences se mallrave ushqimore. Lajmin e ka bere me dije zedhenesja e policise, Alma Katragjini permes nje komunikimi me mediat.
Operacioni i koduar “Skadenca”, sipas saj eshte finalizuar me ndalimin e shtetasve Ilirian Piraj 21 vjeç, Nefail Jahi dhe Agim Abdullai, të cilët nëpërmjet një aparature ndryshon datën e skadencës të mallrave ushqimorë.
“Tre të arrestuarit pasi i blinin mallërat e skaduar i çonin në një magazinë në Bathore dhe me anë të një aparature i ndryshonin datën e skadencës dhe më pas i tregëtonin në pika të ndryshme shitjeje në Tiranë”- tha zedhenesja.
Sipas saj, gjatë kontrollit në magazinë u sekuestruan një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimore, të skaduara por që iu ishin të ndryshuar afatet e sakdencës me vlerë 1 mijë euro dhe pajisja që bëhej ndryshimi i datës së skandencës.
© Panorama.al











