
Lajmi u konfirmua nga avokati i tij për Reuters, ndërsa Bolsarano ndodhej në arrest shtëpie.
Avokati i Bolsonaros, Celso Vilardi, nuk dha një arsye për dërgimin në qeli të ish-Presidentit. Ndërsa një burim tha se ishte një masë parandaluese që lidhej me kushtet e arrestit të tij shtëpiak.
Ish-lideri i krahut të djathtë u dënua në shtator me 27 vjet e tre muaj burg për komplotimin e një grushti shteti për të qëndruar në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva.
Bolsonaro u identifikua si udhëheqësi dhe përfituesi kryesor i një skeme për të parandaluar Lulën të marrë detyrën në vitin 2023.
Megjithatë, gjykatat ende nuk kanë lëshuar një urdhër arresti përfundimtar, pasi Bolsonaro ka apeluar çështjen.
© Panorama.al











