Lacio ka vendosur të arkëtojë rreth 45 milionë euro nga dy lojtarë kyç këtë dimër për të financuar lëvizjet në merkato. Strategjia e klubit romak është “shes para se të blej”, për të krijuar mundësi përforcimesh për trajnerin Mauricio Sarri.

I pari në listë është Nuno Tavares, që nuk ka gjetur vendin e titullarit dhe po tërhiqet nga Arabia Saudite. Klubi kërkon 15–20 milionë euro, pjesë e së cilës do t’i shkojë Arsenalit. Alternativa për të është Luka Netz nga Borusia Mönchengladbach. Shitja e dytë e mundshme është Valentín Kastejanos, për të cilin Flamengo ka ofruar 25 milionë euro.
Lacio pret një ofertë më të madhe, rreth 30–35 milionë euro, duke mbajtur 15% të plusvalencës për New York City FC. Nëse shitjet përfundojnë, Lacio do të ketë buxhet për të përforcuar repartet, veçanërisht sulmin, duke konsideruar opsione si Lorenco Insinje për të zëvendësuar Kastejanos.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











