Ish-ambasadori Agim Nesho, ka komentuar ndërprerjen e ndihmës ushtarake nga SHBA për Ukrainën, duke e cilësuar si një taktikë të presidentit Trump për të arritur marrëveshjen për paqe me Rusinë.

I ftuar në News 24, Nesho tha se presidenti i SHBA nuk është nga ata që do t’i japi lëshime Rusisë në dëm të Evropës, sepse ka qenë i vetmi i cili gjatë fundit të mandatit të tij të parë që çoi raketa në Ukrainë, të cilat kthyen për një moment të gjithë ecurinë e frontit të luftës duke shkatërruar të gjithë armatën Sovjetike.
Më tej ai sqaroi se Trump ka edhe një plan për Rusinë, nëse kjo e fundit vonon uljen në tryezën e bisedimeve.
“Në lidhje me ndërprerjen e ndihmës, është në çështje taktike. Trump, edhe nëse Rusia do ta vonojë uljen në tryezë, e ka bërë planin e tij. Është plan që është zhvilluar. Ka biseduar me Arabinë Saudite e vendet arabe dhe ka thënë që është në interes që ju të rrisni prodhimin dhe të ulet çmimi i naftës, një goditje kjo për Rusinë. E përgatiti këtë që mund ta përshkallëzoj në të ardhmen.
E dyta, kanë thënë këshilltarët e tij që do të kemi të gjitha llojet e presionit ndaj Rusisë. Do ta heqim nga Swift-it bankar duke i vështirësuar mundësinë e tregtisë, kjo e çon në kolaps. Këto janë çështje taktike”, tha ai.
Ndër të tjera, Nesho u ndal dhe tek takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha çështja e mineraleve ishte garancia që Amerika jepte ndaj asaj që kërkonte Ukraina, por sipas tij, këta të fundit nuk e kuptuan.
Nesho: Trump nuk është nga ata që do t’i japi lëshime Rusisë në dëm të Evropës, sepse ka qenë i vetmi që kur liderët evropianë ose kanë dhënë helmeta, si Gjermania, ose kur Biden kishte frikë se çfarë raketash të çonte se mos mërziteshin rusët, Trump çoi raketa Javelin të cilat kthyen për një momente të gjithë ecurinë e frontit të luftës duke shkatërruar të gjithë armatën Sovjetike.
Pika e kthesës lidhet me veprimin që ka bërë Trump në atë kohë, fundin i mandatit të tij. Në lidhje me ndërprerjen e ndihmës, është në çështje taktike. Trump, edhe nëse Rusia do ta vonojë uljen në tryezë, e ka bërë planin e tij. Është plan që është zhvilluar. Ka biseduar me Arabinë Saudite e vendet arabe dhe ka thënë që është në interes që ju të rrisni prodhimin dhe të ulet çmimi i naftës, një goditje për Rusinë. E përgatiti këtë që mund ta përshkallëzoj në të ardhmen.
E dyta, kanë thënë këshilltarët e tij që do të kemi të gjitha llojet e presionit ndaj Rusisë. Do ta heqim nga Sëiftit bankar duke i vështirësohet mundësia e tregtisë, kjo e çon kë kolaps. Këto janë çështje taktike. Ka shumë analistë që mendojnë që edhe lëvizja, mënyra e sjelljes në shtëpinë e Bardhë, e kam parë sikur ka qenë një bashkëbisedim me udhëheqësit evropian. Në një kohë që ishin gati të pranonin, ai e pezulloi.
Zelensky e vonoj këtë planin e paqes… Çështja e mineraleve ishte garancia që Amerika jepte, por nuk e kuptuan. Mineralet nuk janë në pjesën ku është qeveria ukrainase, dhe qendra e investimeve amerikane është një garanci që nuk do të preken. Gabimi i Zelenskit ishte se Trump i tha që në fillim që unë nuk jam palë siç ti kërkon, por ai që dua paqe, i baraslarguar nga të dyja anët. Nuk jam palë, por ai që do të bëjë paqen.
© Panorama.al











