“Zig Zag Orkestra” dhe këngëtarja Anjeza Shahini, ditë më parë janë prezantuar në skenën e “Top Fest 8” me këngën “Ti dhe unë”. Polemika të shumta përhapën mediat në lidhje me prezantimin e tyre në këtë festival, pasi siç shkruhej, grupi kosovar është shpërndarë dhe kanë vënë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e Anjezës në këtë eveniment. Lideri i grupit Dren Abazi, në një intervistë dhënë tek “Klan Kosova”, ka theksuar se askush nuk është i detyruar të qëndrojë në grup, nëse nuk është i gatshëm të japë kontributin e tij, duke hedhur poshtë edhe akuzat e anëtarëve të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e fondeve të grupit nga ana e liderit Abazi. Ai akuzohej për keqpërdorim të disa mijëra eurove të hedhura në llogari të grupit për paraqitje, performanca etj, të cilat i kishte harxhuar vetë Dreni, duke mos u dhënë të tjerëve asnjë lek. Dreni më tej shtoi se ky projekt në bashkëpunim me Anjeza Shahinin është i pari në karrierën e tij si artist solo, duke lënë të kuptohet se grupi i njohur “Zig Zag Orkestra” tashmë është ndarë. Kënga “Unë e ti” është një nga favoritet e shumta, të cilat janë prezantuar deri më tani në këtë festival. bl. re











