Udhëheqësit e rinjë të Libisë, sot janë zotuar që do të sjellin vrasësit e Muamer Gadafit, para drejtësisë, pas deklarimit të Këshillit të Sigurimit se misioni i NATO-s në Libi do të përfundojë me 31 tetor.
Abdel Hafiz Goga, zëvendës shef i Këshillit Kombëtar Tranzitor, tha në një konferencë për shtyp se hetimet tashmë kanë filluar, dhe “kushdo që është përgjegjës për vrasjen e Gadafit do të gjykohet dhe t’i jepet procesi i drejtë gjyqësor.”
Deri tani, Këshilli Tranzitor i Libisë ka thënë se Gadafi ishte vrarë në një shkëmbim zjarresh, pas zënies së tij, në vendlindjen Sirte.
Këshilli i Sigurimit, në anën tjetër, ka vendosur sot që NATO ta përfundojë misionin e vet në Libi me 31 tetor.(rel)
© Panorama.al











