Xhorxh Klunei ka mohuar se ka marrë pjesë në festat e seksit bunga-bunga të Kryeministrit italian, por ka rrëfyer se Berluskoni i ka treguar atij dhomën me krevatin dopio. Duke folur për herë të parë mbi incidentin, aktori tha se ai kishte shkuar për të takuar Berluskonin në Romë për të diskutuar mundësinë që Italia të siguronte helikopterë për ndihmë në Sudan. Por ai tha për revistën “Time”, se Kryeministri italian ishte tejet i interesuar për t’u shoqërizuar dhe e kishte lutur atë të qëndronte për një festë. Ai deklaroi se Berluskoni e kishte drejtuar në dhomën e tij të gjumit për t’i treguar krevatin dopio që i kishte dhënë Vladimir Putin. Klunei tha: “Unë kalova një mbrëmje me Berluskonin dhe kjo ka qenë një nga ngjarjet më të habitshme të jetës sime. “Unë shkova për të folur për Darfurin. Isha i përgatitur. “Ai më çoi te dhoma e gjumit që i kishte dhënë Putin. U bë një mbrëmje shumë ndryshe nga ajo që kisha menduar. Dhe unë i thashë “më duhet të shkoj” dhe ai: “Ku po shkon do të ketë një festë tani” dhe unë “jo, jo, duhet vërtet të shkoj”. Avokatët e Berluskonit duan që ai të dëshmojë për ta dhe Klunei do të marrë pjesë në gjyq.











