Vijoi për të gjashtën ditë protesta kundër investimit në Zvërnec. Protestuesit u mblodhën të shumtë në numër përpara Kryeministrisë.
Një prej tyre u shpreh se Rama i quajti protestuesit të frymëzuar nga Irani apo Greqia, ndërkohë që ata janë shqiptar, kuqezi.
Ai shtoi se Rama është qeveritari më i korruptuar në rruzullin tokësor.
Protestuesi: Ai na quajti se jemi nga Irani. Jo. Na tha jemi grek. Jo. A jemi shqiptar. A jemi kuqezi. Shqip flasim ne. Këtu vendosim ne. Unë sot në këtë protestë kam ardhur për 3 fëmijë që humbin jetën falë kësaj qeverie. Patronazhistët na vjedhin votat,. 3 fëmijë vdiqën. Ai mori një mesazh nga Zoti vetë, përzuri rininë dhe sheshi sot është plot të rinj. Plot shpresë. Plot ëndrra. O i qeveriatri më i kalbur në rrezullin tokësor. Jam person me aftësi të kufizuara që përfaqësoj një kategori më të harruar në historinë shqiptare. Këta të rinj nuk do dorëzohen derisa ti të largohesh. Liri për të gjithë. Qëndresë. Mos u përçani. Bashkë do ja dalim.
© Panorama.al












