Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Durrës ka komentuar opozitën duke thënë se “na gjëmojnë me britma e gërhima.”

Kreu i qeverisë shtoi se opozita, maksimumin e mundshëm të votave e ka marrë në zgjedhjet e 2021 dhe më shumë se aq, sipas tij, nuk mund t’i arrijnë “nëse nuk dalin nga ajo kënetë.”
Ndërsa për forcën e tij politike, Rama tha “maksimumi ynë është i gjithi aty në fushë për t’u arritur.”
Rama: Nuk ia vlen të diskutojmë për kë kemi… se realisht nuk i kemi as përballë, ne i kemi mbrapa. Ne jemi përpara, ata na gjëmojnë me britma e gërhima, ne do ndalojmë të t’u flasim atyre është pa kuptim.
Kam bindjen se maksimumin e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do të arrijnë të marrin më shumë nëse nuk dalin nga ajo kënetë, ndërsa ne nuk e kemi marrë akoma maksimumin tonë. Maksimumi ynë është i gjithi aty në fushë për t’u arritur dhe varet nga sa më shumë energji dhe forcë do të vëmë për të arritur. Shqipëria hyn në BE vetëm si rezultat i PS dhe kandidatëve tanë.
© Panorama.al











