“Biznesi, mungesë kreditimi. Të ndërhyjë qeveria”

Jun 3, 2012 | 11:50

TIRANË- Konfindustria apelon per marrjen e masave nga ana e qeverisë dhe Bankës qendrore për të shmangur mungesën e ndjeshme të likuiditetit në treg. Ne nje deklarate per mediat, kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, duke shprehur shqetesim per situaten ne treg ka theksuar se eshte koha te merren masa.

“Konfindustria kërkon nga qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, të ndërmarrin masat e duhura për të shmangur kontradiktën ndërmjet një sistemi bankar në zotërim të sasive të mëdha likuiditeti dhe një ekonomi reale me mungesa të skajshme të likuiditetit”, ka thene ai.

Sipas tij, në 5 mujorin e parë të vitit në sistemin bankar shqiptar kanë hyrë mbi 700 milionë euro kryesisht nga Greqia, nderkohe qe masa e kreditimit të ekonomisë shqiptare për të njëjtën periudhë paraqitet në rënie.

Pasoja të drejtpërdrejta të mungesës së likuiditetit për biznesin në treg, që prodhojnë për tregun e brendshem për 3 mujorin e parë të vitit 2012, sipas tij janë : Rënia e treguesit të shitjeve për grupet kryesore të industrive që prodhojnë për tregun e brendshëm; Rënia e treguesit operativ të fitimit për të njëjtën periudhe dhe për të njëjtin grup industrish, duke arritur në shifër absolute në kufijtë afër zeros për një pjesë të madhe të industrive vendore. “Konfindustria vlerëson, se një situatë e tillë do ta fuste ekonominë e vendit në një cikël të mbyllur e negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit”- theksohet ne deklarare.

© Panorama.al

Te lidhura