TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama duke vlerësuar tryezën për reformën në drejtësi ka komentuar mungesën e maxhorancës, pavarësisht ftesës që iu bë për këtë takim.
“Maxhoranca mungoi, sepse mesa duket janë të zënë me punë më të rëndësishme se integrimi i vendit dhe marrja e statusit kandidat. Përfytyroj që ndërsa ne flisnim për gjërat që kërkon Europa prej nesh, Saliu do ketë qenë në ndonjë majë mali duke thënë nuk më lë opozita ta lëshoj Shqipërinë që e kam mbërthyer për fyti”- tha Rama.











