“Mua më imponuan rrethanat të kthehen në krye të PD”- Berisha: Ftoj mbështetësit e “Bravës” të bashkohen me ne! Nëse u ka mbetur në gjak një…

Apr 5, 2025 | 18:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prezantimit të kandidatëve për deputetë në Malësi të Madhe u ka bërë thirrje mbështetësve të Lulzim Bashës, ta bashkohen me koalicionin, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

berisha-basha

“Nëse u ka mbetur në gjakun tuja një miligram demokrati, mendoni një minutë se ku do ishte sot opozita nëse do ndiqnit idilin Rama- Brava. E shihni ç’ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili çdo ditë. A ka keqpërdorim më të madh se ky?”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ishte në natën më të zeza pa opozitë dhe ishin këto rrethana që e imponuan kthimin e tij në krye të PD-së.

Berisha: Shqipëria pa opozitë ishte natë e zezë. Cilido mund të dyshojë. I ftoj edhe këta Kokajt që janë këtu, që mbështesin Bravën më duket. I ftoj, nëse u ka mbetur në gjakun tuja një miligram demokrati, mendoni një minutë se ku do ishte sot opozita nëse do ndiqnit idilin Rama- Brava. E shihni ç’ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili çdo ditë. A ka keqpërdorim më të madh se ky? A mund ta pranoja diçka të tillë? Kurrë.

Ishin rrethanat që më imponuan të kthehen dhe të kthehem më i vendosur se kurrë të zbatoj këtë program në mënyrë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet.

© Panorama.al

Te lidhura