Shefi i NATO-s, Mark Rutte theksoi se duhen dy veta për të “kërcyer tango” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por shtoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i gatshëm të diskutojë, ndryshe nga Volodymyr Zelensky.
“Ne duam ta përfundojmë, por për të arritur atje, na duhen dy veta për të kërcyer tango. Zelensky është i gatshëm të kërcejë tango. Por qartësisht, Putini nuk është.”, u shpreh ai nga Brukseli përpara një takimi me ministrat e mbrojtjes.
Akuza ndaj Putinit vjen në një kohë kur ai ka refuzuar që të takohet me Zelenskyn. Lideri ukrainas i dërgoi një letër publike, ndërsa më pas propozoi sërish një takim që mund të mbahej në margjinat e samitit të G7 në Francë.
© Panorama.al












