Berisha: Po përgatitet azili për Lubi Ballukun, shumë shpejt do merrni vesh që ajo është instaluar në një shtet tjetër! Ka transportuar para me skaf në Greqi

Jun 17, 2026 | 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi dhe se ka transportuar para.

sali berisha

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha gjithashtu se për Belinda Ballukun po përgatit azili, duke shtuar se shumë shpejt “do të instalohet në një shtet tjetër”.

“Lubia edhe njëherë ju them se po transporton me skaf në Greqi, ka kryer 3 udhëtime dhe skafi plot. Gjerat më të çmuara që janë paratë që ajo ka. Është e sigurt kjo, sipas burimeve. Po përgatit azili i saj. Ju siguroj që shumë shpejt do të merrni vesh që ajo është instaluar në një shtet tjetër. Këtu do jemi, përgatitjet po bëhen”, tha Sali Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura