Deklaratat e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku kanë nxitur reagimin sot të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
Reagimi ka pasuar me deklaratat e ambasadorit Çejku lidhur me cështjen e historisë, ku ai ka theksuar në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” në Tiranë, se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos.
“Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet. Qëndrimet e [do lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane”, thuhet në reagimin e MPJ, të siguruar nga INA.
Në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet, ka qenë deklarimi i ambasadorit shqiptar në Shkup.
© Panorama.al











